Categories Lajme

Vlorë, orë mësimore nën moton “Edukimi për trafikun rrugor fillon nga bankat e shkollës”

Sektori i Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në lidhje me sigurinë rrugore ka zhvilluar një orë mësimore nën moton “Edukimi për trafikun rrugor fillon nga bankat e shkollës”

Kjo orë informuese u zhvillua në shkollën publike 9-vjeçare “Lef Sallata”, me nxënësit e klasës së VII-C

Shefi i Policisë Rrugore, i shoqëruar nga specialistë të tjerë të qarkullimit rrugor informoi nxënësit mbi tematika të ndryshme, si:
• Njohuritë mbi rregullat e trafikut rrugor
• Disa rregulla për drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët
• Kujdesi nëpër kryqëzime, si për mjetet, ashtu edhe për kalimtarët
• Vijat e bardha dhe rëndësia mbi përparësinë e kalimit në rrugë
• Kalimi i rrugës në vendet e lejuara dhe jo diagonal, pasi përbën rrezik si për jetën e këmbësorit, ashtu edhe për drejtuesin e mjetit
• Zbatimi i rregullave të domosdoshme për sigurinë e jetës, si: vendosja e rripit të sigurimit, qëndrimi i fëmijëve në sediljet e pasme të automjeteve, mospërdorimi i celularit etj

Ky takim u zhvillua në bashkëpunim shumë të ngrohtë dhe u mirëprit nga nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata treguan mjaft interes duke bërë pyetje të ndryshme, me qëllim që të kuptonin sa më qartë punën e palodhshme të Policisë së Shtetit, konkretisht se si gjendet në gatishmëri të plotë polici i qarkullimit rrugor , në çdo kohë, në terren.

Shpresojmë që informacioni i dhënë të vlejë sa më shumë me qëllim që “Përdoruesit e vegjël të rrugës” të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pse jo edhe të këshillojnë prindërit, të afërmit dhe shokët.

#BashkëMëTëSigurtNëRrugë
#MësojmëFëmijëtTëEcinVetë
#RespektoVijatEBardha #KujdesSemaforinKryqëzimet🚦
#ReagoNdajSinjaleveTëPolicisë🚨
#PoliciaNëNdihmëTëQytetarëve🚓
#FaleminderitPërBashkëpunimin 👏👏👏

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME