Categories Lajme

Vlorë, Pa ujë e drita, pa dyer e dritare, pa asnjë kusht minimal higjieno sanitare 6 familje në nevojë

Pa ujë e drita, pa dyer e dritare, pa asnjë kusht minimal higjieno sanitare, në pamundësi dhe të harruar. Në këto kushte  jetojnë brenda godinës së rrënuar të ish-oficerëve në Vlorë, 6 familje në nevojë. Mes tyre një grua e vetme që për dy muaj pret të sjellë në jetë një fëmijë.

Nuk mund ta përalloj dot me qera. Jam në muajin e 7 të barrës dhe pak më lind fëmija. Të vjedh nuk vjedh dot. Të lyp nuk lyp dot. Bëfshin hajër komshinjtë që na japin diçka për të ngrënë. Unë nuk kam as dritare, as ujë, nuk kam as drita. Këto janë kushtet. Ftohtë është”, shprehet ajo.

Banorët u nxorrën prej aty në muajin janar të këtij viti pasi objekti do ti nënshtrohej rikonstruksionit për t’u shndëruar në zyrën qendrore të Kadastrës, por nga pamundësia për të paguar një shtëpi u detyuruan të rikthehen aty. “Këtu ndenjëm 2 vjet, sepse ishte e rregullt. Pastaj na nxorrën dhe unë ndenja 3 ditë në rrugë. Pas 3 ditëve shkova dhe gjeta shtëpinë. Ndenja 5 muaj, erdha këtu nga e keqja”, thotë një banore e moshuar. Në vazhdimësi kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë së Vlorës, por thonë se janë braktisur, nëpërkëmbur e injoruar. “Bashkia thotë që do t’ju rregulloj, por të keqen nëna nuk kam çfarë të them.

Jam ku thërret qameti. Kam vajtur te bashkia dhe nuk më zgjidhin as me ndihmë sociale, as në ndonjë punë”, shprehen banorët. Veç kushteve të mjerueshme thonë se kohët e fundit u është shtuar një tjetër rrezik. Pas largimit të shumicës së banorëve, godina është kthyer në strehë për përdoruesit e  dr  ogës. “Po kthehet në ambient dr oge, prostitucioni. Ne jetojmë me frikë se ndonjë dro gaxhi do të na hyjë nga dritarja ose të na shembë derën si para 3 ditësh.”Të dorëzuar përballë gjendjes kanë vetëm thirrje për ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME