Categories Lajme

Vlorë/ Përndiqte vazhdimisht të renë, në pranga 24-vjeçari, arrestohet edhe një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, procedohen 2 të tjerë

Një 24-vjeçar ka nënë në prangat e policisë pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër 29-vjeçar i shpallur në kërkim pasi  Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.. Ndërkohë janë proceduar edhe 2 të tjerë.

DVP Vlorë Arrestohen 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim, si  dhe  procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e  Hetimitetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë,  pasi  Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë  29.12.2021, ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar,  tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë  për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasen E. H., 36 vjeçe,  banuese në lagjen ” Lef Sallata”, pasi  duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”, në fshatin Armen,  ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasgjerët në mjet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit:

–  F. C., 24 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur, në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

– S. M., 63 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME