Një aksident është shënuar pasditen e sotme tek zona e kapeles në Vlorë. Automjeti me targë “AD798T” ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar me ambulancë drejt spitalit. Policia në vendngjarje ka marrë në pyetje drejtuesin e makinës. Këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën, teksa automjeti e ka goditur. Burimet bëjnë të ditur se ka pësuar fraktura, por jashtë rrezikut për jetën.
Categories
Lajme