
Plagoset një person me armë zjarri në Vlorë
Një i ri 18-vjeçar, Brikelo Brahimi, është plagosur me plumb në këmbën e djathtë.
Ai është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.
Policia ka shkuar në vendin ngjarjes, Ende nuk dihen rrethanat dhe autori i mundshëm.
Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagusur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Fine della conversazione in chat