Përfaqësues të komunitetit Rom-egjiptian po protestojnë aktualisht përpara bashkisë së Vlorës, për të kundërshtuar vendimin për ndalimin e riciklimit brenda territorit të fushës aktuale të grumbullimit të mbetjeve. Ky vendim vjen paralelisht me vijimin e punimeve të landfilldit të Sherishtës.
Për shumë prej ricikluesve të punësuar në dy kompani që bëjmë ndarjen e mbetjeve në burim, ku vendim do të thotë t’i lësh pa bukë. Ata kërkojnë rishikimin e vendimit dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. Familjet e komunitetit rom nuk do lejohen më të bëjnë ndarjen dhe mbledhjen e mbetjeve. Kjo ka sjell dhe reagimin e tyre. Ata thonë se janë dhjetra familje që ushqehen me kanace dhe plastikë.