Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal.Arrestohen shtetasit:
- Gentian Malaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit” Vlorë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- Maksi Sejdi, 28 vjeç, banues në fshatin Varfaj, Delvinë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin pa targë dhe pa leje drejtimi përkatës.