Lajme

Vlorë Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, deteje të tjera

DVP Vlorë Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 58 vjeçe, pasi nuk i është përmbajtur kushteve të lejes, për strukturën e shërbimit në stacionin e plazhit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 49 vjeçe, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me konstruksion druri, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 14.07.2022, shtetasja R. Q., 60 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin B. Q., 24 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close