KultureLajme

Vlorë/ Rivarrosen eshtrat e Syrja Bej Vlorës, patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare

“Nëse nuk flitet në këtë parlament për çështjen Shqiptare për cilën çështje do flitet vallë?!”. Është ky qëndrimi që  Syrja Bej Vlora, mbajti në Mexhlisin Osman, kur diskutohej çshtja e gjuhës shqipe dhe alfabetitn të saj me shkronja latine.

Si një personalitet me kontribut të veçantë, Eshtrat e Syrja Bej Vlorës, u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze nëfshatin Llakatund të Vlorës, prona e saraje të dikurshme të familjës Vlora.

Personalitiet i Syrja Bej Vlorës, u nderua me një përmendore të denjë për veprimtarinë e tij politike. Syrja bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Mexhlisin Osman, ideator dhe ndihmës kryesore në Shpalljen e Pavarësisë dhe përfaqësues i Përmetit në Vlorë kur e shpalli kushuriri i tij i dytë, Ismail Qemali.

Drejtori i institutit të Historisë, Beqir Meta , e cilësoi Syrja Bej Vlorën si pinjollin  e parë të nacionalizmit shqiptar dhe krijuesi i parë i fermave kapitaliste në Vlorë e Shqipëri.

“Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar partiotin e madh, Syrja Bej Vlora. Është një vlerë e madhe e Shqipërisë, shqiptarisë, që i kthehet vatrës së vetë, fshatit tuaj, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Me këtë rivarrim dhe këtë përmendore që atij iu mohua për shumë kohë, por që drama e tij, ka qenë drama e të gjithë shqiptarëve. Jeta e tij nuk është rrëfyer si duhet, ka patur shtrembërime të padrejta për jetën dhe aktivitetin e tij.”

Beqir Meta, Drejtori i institutit të Historisë

Pinjoll i familjes, nip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerr në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.

Në radhë të parë falenderoj fshatin Llakatund, që ka bërë një punë të madhe për gjetjen dhe vënien e këtij burri në këtë vend që ka qenë. Është ditë e shënuar, falenderimet më të mëdha për të gjithë ju.

Ervin Vlora, pinjoll i familjes Vlora

Syrja Bej Vlora, Lindi në Sarajet e beut siç njiheshin pallatet e Vlorajve, i biri i Mustafa pashës dhe Naile hanëm Janinës nga dera e Asllan-Pashalive.

Ndër njerëzit e shquar nga familja e tij qenë vëllezërit Ferid Pasha dhe Namik beu, njëri Vezir i madh i Perandorisë dhe tjetri drejtor i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Shëndetësisë në Stamboll.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: