Lajme

Vlorë, rruga e pyllit të Sodës në Vlorë me sistem ndriçimi modern

Rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë, tashme ka një sistem ndriçimi modern.

Ndriçimi përgjatë të gjithë rrugës është i tipit LED. Shtyllat janë unifikuar me pjesën tjetër të Vlorës duke krijuar një lidhje te qytetit me këtë hapësirë të re urbane dhe turistike.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës së Pyllit të Sodës, është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV- Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim.

Gjithashtu më herët është rikonstruktuar edhe rruga e cila do të ndihmojë në zhvillimin  e turizmit dhe ekonomisë lokale në këtë zonë.

Rruga është shtuar me asfalt, janë ndërtuar trotuar të rinj, korsi të dedikuara për biçikletat dhe është instaluar ndriçim i njëjtë me pjesën e qytetit të Vlorës.

Rruga e “Pyllit të Sodës” në Vlorë është një segment turistik i cili të çon nga qyteti në një park të madh me pisha në një ambient çlodhës.

Përpara këtij investimi, kjo ishte një zonë e mënjanuar e cila nuk përbënte fare interes për turizmin, tashme kjo rrugë është integruar natyrshëm me qytetin e Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close