Categories Lajme

Vlorë-Sarandë, lajm i fundit

  • Selenicë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për kultivim të bimëve narkotike

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Shërbimet e Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella disa bimë narkotike në fshatin Velçë në afërsi të dy banesave.

Në vijim të veprimeve Policia ka arrestuar në flagrancë dy pronarët e banesave, afër të cilave ishin kultivuar bimët narkotike:

S.Xh., 67 vjeç, banues në Velçë, Bashkia Selenicë.
B.Xh., 70 vjeç, banues në Velçë, Bashkia Selenicë.

  • Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.S., 44 vjeç, banues në fshatin Buzmadh, Fier.
    Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
  • Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe një tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestohet shtetasi R.M., 18 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Çentrali” Sarandë pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike me peshë 1.38 gramë e llojit kokainë si dhe një sasi të vogël kanabis sativa.

Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin A.Z., 16 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME