Lajme

Vlorë-Selenicë\ Tre të arrestuar (EMRAT\VIDEO)

Selenicë, Vlorë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Otima”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të b imëve n arkotike. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vihen në pranga 3 shtetas, F Ll, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”, D, B 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E C, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Sekuestrohen 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe një sasi lënde n arkotike k anabis. Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, si dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua operacioni policor i koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: F. Ll., 43 vjeç, banues në Selenicë (me precedent të mëparshëm kriminal), D. B., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi l ënde na rkotike k anabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: