Lajme

Vlorë, shoferi i dehur i “Range Rover” përplas nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës servisi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Raportohet se një automjet tip “Range Rover” ka përplasur nga pas një makinë policie.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur efektivi dhe një punonjës servisi.

Ky i fundit raportohet se ka marrë plagë të rëndë.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa shoferi i Range Rover ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.

Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close