Lajme

Vlorë/ Shtetasi italian 55-vjeçar hidhet nga kati i tretë i banesës,ndërron jetë

Një 55-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte në Vlorë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë në qytetin bregdetar. Policia njofton se 55-vjeçari me iniciale D.A. është shtetas italian.

Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse e shtynë 55-vjeçarin që të ndërmarrë një akt të tillë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close