Lajme

Vlorë, të rinjtë futen në lokal dhe bëjnë për spital një person që po pinte kafe

Një sherr ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti” të qytetit të Vlorës, ku dy të rinj janë futur në ambientet e një bari dhe kanë d hunuar fizikisht një shtetas i cili ka qenë duke konsumuar kafe.

Pasi e kanë qëlluar disa herë të rinjtë janë larguar me shpejtësi. I lënduari ka marr disa fraktura në trup dhe në kokë, por është jashtë  rrezikut. Nuk dihen ende motivet e këtij sherri banal, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e agresorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close