Të shtëna arme në Vlorë. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe janë qëlluar më pas me armë Nuk ka ende një autor apo një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku pati të shtëna me armë zjarri. Në pamjet e siguruara shihet që tabelë qitje e autorit ka qenë një fuoristradë “Benz ML”, xhami i pasmë i së cilës është thyer nga plumbat.
Pas të shtënave personi që ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISE:
Vlorë/ Informacion paraprak Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.