Lajme

Vlorë, transporti detar i mallrave nga Italia vijon normalisht

Ka vijuar normalisht transporti i mallrave nga Italia. Rreth orës 07:30 të mëngjesit në portin e Vlorës mbërriti trageti nga Brindisi me 22 kamionë të firmave të transportit.

Siç mund të vihet re nga pamjet në portin e Vlorës, personeli i kontrollit është i pajisur me maskat mbrojtëse dhe dorezat. Për kontrollin e kamionëve të transportit po veprohet me personel të shtuar. Sakaq transporti detar për pasagjerët nga Italia është pezulluar. Tragetet e fundit nga Bari mbërritën mëngjesin e ditës së djeshme, 11 mars 2020.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: