Categories Lajme

Vlorë-VIDEO\ U hodhën nga kati i pestë i pallatit, ndërrojnë jetë nëna dhe fëmija 1-vjeçar

Kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës nëna dhe fëmija që u hodhën nga kati i pestë i një pallati.Burime bëjnë me dije se gruaja, rreth 34 vjeç, ende e paidentifikuar është hedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen Pavarësia.

Nëna dhe fëmija u dërguan në gjendje të rëndë në spital, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ti mbajnë në jetë pas plagëve të marra.

Dëshmitarët kanë thënë se gruaja nuk ishte banore e pallatit nga ku u hodh nga lartësia. Një dëshmitar nga vendngjarja tha se gruaja në momentet e para kishte pasur shenja jete, ndërsa fëmija jo. I mituri është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit, ndërsa ambulanca sipas banorit është vonuar 10 minuta.

Vlorë/Informacion paraprak Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja Pamela. Mertiri 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME