Lajme

Vlorë, U përfshi në aksident në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, arrestohet 36 vjeçari

DVP Vlorë Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit N. H., 65 vjeç, pasi dyshohet se më datë 20.11.2022, ka ndezur zjarr, në Radhimë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit: -V. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u dëmtua dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës; -L. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close