Categories Lajme

Vlorë, Vasili: Plani ynë garanton mbështetje, gjenerator punësimi në vend

Këtë të enjte, LSI-ja e Vlorë mbajti një tryezë për industrinë fasone, ku pjesë ishte edhe nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili. Në fjalën e tij, Vasili tha se plani i LSI-së garanton mbështetje dhe se sektori i industrisë fasone, është gjenerator punësimi në vend. ”Së pari, ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, know-how), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para të qeverisjes; Së dyti, mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet; Së treti, mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Së pesti, heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për prodhimin vendas. Së gjashti, krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë”,-tha Vasili.

Fjala e plotë

Së pari, LSI dhe veprimtarinë fasone i lidh një histori e gjatë dhe e sinqertë. Në një aksion që nuk ka pasur asnjë precedent më parë, në vitin 2014 grupi parlamentar i LSI-së, i gjithi, ka vizituar rrethe të tëra të Shqipërisë, për javë e javë të tëra, për të evidentuar një seri problemesh shumë serioze që industria kishte në përballje me to, e për të cilat u ndërtua edhe një paketë, e cila sigurisht nuk ishte shteruese, por ishte një paketë, e cila kthente disa përgjigje lidhur me këtë industri.

Për fat të keq Rilindja nuk e mbajti fjalën, megjithëse paketa u detajua dhe u diskutua në mënyrë shumë intensive, ndërkohë që ishte e plotë dhe të gjitha partitë e tjera politike nuk kishin asnjë interes të veçantë për këtë gjë, dhe vazhdojmë të kemi të njëjtën qasje prioritare dhe shumë të sinqertë. Ju e keni parë që ne kemi bërë gjithçka. Përplasja jonë atëherë me Edi Ramën ka qenë shumë e fortë për shkak të pengesave që krijoheshin për të mbështetur industrinë fasone.

Sot unë konstatoj edhe një vullnet mjaft të mirë nga Partia Demokratike dhe mundësitë janë 100 për qind për tu realizuar dhe për të ecur përpara. Megjithatë, meqenëse pjesëmarrësit e nderuar të industrisë ndodhen këtu, vendas dhe të huaj, në radhë të parë mirënjohje pa fund për pjesëmarrjen në takimin tonë. Dhe së dyti disa nga momentet, të cilat ne i kemi bërë publike, të cilat janë angazhime politike tonat, pra programi ynë për industrinë fasone, në mënyrë shumë të përmbledhur po i ndaj sërish me ju, duke i shprehur po ashtu të gjithë mirënjohjen medias e cila ndodhet këtu sot për përcjelljen dhe për dashamirësinë për të ardhur dhe për të pasqyruar takimin tonë, por këto pika janë shumë të rëndësishme.

Së pari, ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, know-how), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para të qeverisjes;

Së dyti, mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet;

Së treti, mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit.
Së katërti, mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta.

Së pesti, heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për prodhimin vendas.

Së gjashti, krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi në të gjashtë komponentët që ne parashtruam. Mbështetja financiare me politika konkrete për këtë industri është një para e investuar me efektivitet, është një shpenzim i buxhetit dhe investim për të krijuar vlera të shtuara që futen në ekonominë e vendit dhe sjellin një rritje të GDP-së dhe të të punësuarve.

Nuk mund të anashkaloj kurrë faktin që industria fasone, si gjenerator punësimi dhe si mundësues punësimi edhe për shtresat e popullsisë që e kanë të pamundur arsimin e gjatë dhe arsimin e plotë, por duke i trajnuar dhe duke i mësuar, u jep elemente profesionale të rëndësishme, të cilat i nxjerrin ata në tregun e punës. Kjo industri u jep atyre një mundësi që nuk ua jep asnjë industri tjetër. Mundësitë e zgjerimit të punësimit në rast se industria i merr të gjithë stimujt e duhur mund të kalojë mbi 100 mijë të punësuar dhe kjo është plotësisht e mundshme konsideruar edhe zhvillimet e tjera rajonale dhe botërore. Pra, ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Për ta mbyllur do thosha që, më shumë se sa në Vlorë nuk kemi se ku të shikojmë mundësi të tjera, jo vetëm për mundësitë që të ofron, por edhe lidhja me detin në njërën anë, mundësia e komunikimit, lidhja me rrugë, nevoja për punësim pasi papunësia është tepër e lartë. Shpopullimi është i jashtëzakonshëm. Duhet të dini që me mijëra shqiptarë ikin jashtë për të bërë punë që janë afërsisht të ngjashme me fasonizmin, ndërkohë që fillojnë të jetojnë të izoluar, në një botë që nuk e njohin, ndërkohë që me zhvillimin e kësaj industrie këtu, i jep edhe asaj frymëmarrje që edhe ajo të ketë mundësi të rrisë më shumë pagat dhe të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt një industrie gjithmonë e më të konsoliduar që gjeneron punësim, paga të mirë paguara dhe njëkohësisht motivon mijëra shqiptarë që të punojnë e të jetojnë këtu.

Njëkohësisht edhe për shumë familje të varfra pagat që kanë marrë familjet e tyre në industrinë fasone, kanë qenë paga të nevojshme për mbijetesën e tyre familjare. Pra, sektori nuk mund të shikohet thjesht si një industri, por edhe me një impakt social shumë të fortë në mijëra e mijëra familje që e përfitojnë. Faleminderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME