Lajme

FOTO\VIDEO\ Vlorë, Veç tregtarëve të tregut të orizit, sot ishte radha e punonjësve fason

Veç tregtarëve të tregut të orizit, të cilët protestuan për mbi 2 -javë, sot ishte radha e punonjësve fason. Mbi 50 punonjës të një fasonerie janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për një fabrikë këpucësh e cila ka në total rreth 300 punëtorë.Arsyeja e vetme është mospërfitimi i pagës së luftës,ku në këtë fasoneri e kanë përfituar vetëm 30 punonjës. Pjesa tjetër janë të pakënaqur dhe sigurisht nuk pajtohen me përgjigjen negative që ekonomisti i firmës u ka kthyer,ku atyre u bëhet e ditur se nuk do ta përfitojnë pagën e luftës.Ata shprehen se që prej fillimit të muajit mars kanë qëndruar në shtëpi,pasi kështu janë urdhëruar nga firma. Punonjësit shprehen se nuk kanë asnjë informacion rreth proçedurës së aplikimit apo kushteve për të përfituar pagën,teksa të jep idenë se janë aplikime boshe dhe aspak në funksion të tyre. Nga sipërmarësi punonjësve ju është dhënë kërkesa për pagën e luftës për tu paraqitur në drejtorinë e tatimeve në Vlorë, tani i mbetet fjala e fundit kësaj drejtorie për tju dhënë punonjësve zgjidhje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: