Lajme

Vlorë, vidhet dyqani i operatorit telefonik, marrin para dhe celularë

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur mbrëmjen e sotme dyqanin e një operatori telefonik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 përgjate bulevardit Vlorë- Skelë. Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit. Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.

Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pafrekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punime.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close