Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 11 shtetas

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 11 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, cannabis sattiva.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit: – V. S., 38 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij; – E. A., 28 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në ambientet e brendshme të një lokali, të cilin e ka me qira, i është gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik; – B. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ulur volumin e muzikës në kompleksin që ka në administrim.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen A. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje, në sipërfaqen e plazhit që ka të kontraktuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit: – E. N., 46 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje “, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. N., 48 vjeç, banues në Himarë, se 46-vjeçari, e ka qëlluar me grusht në fytyrë; – Q. K., 63 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. V., 28 vjeç, banues në Himarë, se 63-vjeçari i ka vjedhur matësin e energjisë elektrike; – A. Z., 64 vjec, banues në Vlorë, Ll. Sh., 61 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, Himarë, B. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, Himarë dhe M. Dh., 40 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi janë konstatuar duke ndërtuar në pronat përkatëse, pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 19 vjeç, banues në Xarrë,Sarandë dhe R. A., 24 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME