Lajme

Vlorë, Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë). -Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close