Lajme

Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër (VIDEO)

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Vijon operacioni policor i koduar “Storm 2”. Kapet dhe vihet në pranga bashkautori i 8 vjedhjeve në qytetin e Vlorës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbështetur nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin S. V., 18 vjeç, banues në Vlorë.

18-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Storm 2”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë në janar të këtij viti. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës. Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close