Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 33 vjeç, banues në Fier, pasi u kap jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Kocul, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur 4 mjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale; -M. P., 61 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. A., 24 vjeç, pasi u kap në afërsi të një hoteli në Vlorë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me vete, sasi e cila iu sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close