Categories Lajme

Vlorë, Vihen në pranga 4 shtetas

DVP Vlorë, Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 30 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt“.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. G., 30 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjorm-Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. S., 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. -E. B., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur. -E. Ll., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në rrugën në rrugën “Veli Kallapodhi”, në Delvinë ka humbur kontrollin e motomjetit, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 23.09.2021, rreth orës 02:30, në Orikum, ka rënë zjarr në pjesën e motorit të mjetin në pronësi të shtetasit P. R, ku ka vetëm dëme materiale. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME