DVP Vlorë/ Vihen në p rangat e policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë p enale, ndaluan shtetasin në kërkim K.Q., 21 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë,me vendimin e datës 25.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b urg” për veprën penale “Vjedhje me d hunë”.
Specialistët për H etimin e N arkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën p enale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, shtetasin R.K.,29 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, Shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi l ënde n arkotike e dyshuar k anabis sativa.
Specialistët e Seksionit për K rimet në Stacionin e Policisë Selenicë, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin H.B.,59 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, pasi ka prerë rreth 2m3 dru , pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, proceduan penalisht për veprën p enale ” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit I.D.,22 vjeç, dhe D.D.,26 vjeç, banues në Burrel,pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u procedua penalisht për veprën penale “T rafikim i mjeteve motorike”, shtetasi B.Gj.,43 vjeç, banues në Vlorë , sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Greqi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.