Lajme

Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë të ftohtë thikë.

Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë, në kryerjen e detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. F., 46 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet që rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. M., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen P. M., 31 vjeçe, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Potam, Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close