Lajme

Vlorë/ Vihet në pranga 1 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit: – R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë shtetasen F. B., 26 vjeçe, banuese në Vlorë. – M. L., 58 vjeç, banues në fshatin Kaninë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, në fshatin Kaninë, pa leje. – N. Xh., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Vlorë. – F. Ll., 48 vjeç, banues në Vlorë; N. Q., 46 vjeç, banues në Fier dhe E. T., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin J. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin N. B., 60 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasen A. Ç., 63 vjeçe, banuese në Delvinë, si dhe ka hapur një kanal në pronën e shtetasit F. Ç., 68 vjeç, banues Delvinë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close