Categories Lajme

Vlorë: Zbresin pas 6 orë pritje në det të hapur, pasagjerët e tragetit, Kishim frikë

Pas 6 orësh trageti i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në port. Për shkak të kushteve të këqija të motit trageti që duhet të ankorohej në orët e para të mëngjesit më në fund ka arritur që të ankorohet dhe 129 pasagjerët që ndodheshin në traget tashmë kanë zbritur pas një pritje të gjatë në det të hapur.

Ndërkaq pasagjerët kanë thënë se janë trembur dhe pritja ka qenë shumë e vështirë për ta.

Sipas një pasagjeri për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta. “Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun.

Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME