Lajme

Vlorë, zbulohet emri i mësueses pa pajetë, ishte larguar nga banesa 5 ditë më parë …

Identifikohet gruaja që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Burime bëjnë me dije për Vlora News.al se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj nga Kota e Vlorës , 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.

Nelaj, mësuese në pension, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.  Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi.

Nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve.  Trupi i saj u pikas nga peshkatarët, të cilët më pas bënë të mundur dhe njoftimin e policisë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Kanë qenë familjarët e gruas së moshuar ata që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të saj në morgun e qytetit të Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: