Categories Lajme

Vlorë, zhvillohet Workshopi dy-ditor i projektit Friends4Family (Foto)

Workshopi dy-ditor i projektit Friends4Family “Aleanca mes zonave rurale për mikpritjen turistike miqësore familjen” u zhvillua në Vlorë në datat 25 dhe 26 Shtator 2021.

Qëllimi kryesor i workshopit ishte prezantimi i objektivave të projektit dhe stimulimi i diskutimit midis palëve të interesuara territoriale (kantinat e verës, agroturizmi, shoqata e operatorëve turistikë) mbi mundësitë e turizmit rural për një ofertë turistike për familjet. Shumë përfaqësues të institucioneve lokale dhe rajonale morën pjesë në aktivitet (Bashkia, Prefektura, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti I Turizmit të Universitetit të Vlorës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë, etj).

Në këtë workshop u trajtuan tema të rëndësishme: kapacitetet turistike për rastin e turizmit familjar dhe rural, sfidat në turizëm dhe ndikimi i tyre në ekonomi dhe si mundësi punësimi, turizëm kulturor, diversitet natyror dhe mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, strategjitë për bashkëpunim dhe rritjen e turizmit. Ngjarja u organizua nga Këshilli i Qarkut, Partneri Kryesor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të GAL Terra D’Arneo, si partnerë të projektit, të cilët sollën përvojat në drejtim të praktikave të mira dhe njohurive në sektorin e zhvillimit rural.

Takimi tjetër në Pulia (Veglie) do të zhvillohet më 9 dhe 10 Tetor për ngritjen e kapaciteteve, një session B2B dhe vizita studimore, të cilat do të përfshijnë një delegacion të operatorëve nga Qarku i Vlorës dhe një grup me operatorësh turistikë nga zona e GAL Terra D’Arneo.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME