Categories Lajme

Vlorë,arrestohet 24 vjeçari, banues në lagjen “28 Nëntori”, detaje

DVP Vlorë, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka vjedhur me thyerje, 1 aparat celular dhe sende me vlerë, në automjetet në pronësi të shtetasve N. Z. dhe M. M.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit që ky shtetas ka me qira, iu gjet dhe iu sekuestrua një aparat celular, i cili përdorej për lojëra fati të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – A. M., 33 vjeç, banues në Berat dhe D. D., 40 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi kanë kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme; – I. B., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME