Lajme

Vodhën 200 mln lekë, arrestohen autorët e supergrabitjes në Sarandë

Arrestohen të dyshuarit për vjedhjen e 200 milionë lekëve. Të arrestuarit dyshohen si autorë të vjedhjesh së 200 milionë lekëve në supermarket “Halo” në të gdhirë të 11 dhjetorit.

Policia është ende duke marrë në pyetje të dyshuarit dhe mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë ka dyshuar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Edhe pse hajdutët kanë marrë DVR-në kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur të marrin një tjetër server të fshehur të dy kamerave.

Në pamjet e sekuestruara mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë Covid, që transportojnë disa çanta ku dyshohet se janë marrë nga kasaforta. Në një filmim tjetër dallohet njëri prej të rinjve që hidhet nga kati i dytë i godinës, midis disa çarçafëve të ndërruar. Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbardhen në orët në vijim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: