Lajme

Policia arreston 4 të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë bërë arrestimin e shtetasve: H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: