Categories Lajme

Vodhën dyqanin e telefonave në Vlorë, kapen 2 autorë u zbulohen dhe 3 raste të tjera vjedhjesh

Dy persona janë vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi bashkëpunoi me 36-vjeçarin Bledar Lloji i ndaluar dy ditë më parë për vjedhjen e një dyqani telefonash.

“Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Electronics” u ndaluan shtetasit A. B., 17 vjeç dhe K. B., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 15 vjeç, për të njëjtën vepër penale. “, njofton policia.

Këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasin Bledar Lloji (i ndaluar dy ditë më parë), për vjedhjen në dyqanin e pajisjeve elektronike, në lagjen “Pavarësia 3”, si dhe kanë tentuar të vjedhin në dyqanin tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të tjera të vjedhjes, të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht: Më datë 31.10.2022, kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetasi, në lagjen “24 Maji”; Më datë 20.08.2022, në lagjen “Isa Boletini”, kanë tentuar ti vjedhin një shumë parash, një shtetasi; Më datë 18.10.2022, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetaseje.

Për shkak se dy shtetasit janë të mitur identitet nuk bëhen publike. Burimet e policisë së Vlorë konfirmojnë se Bledar Lloji është personi i cili ka rekrutuar edhe të rinjtë për vjedhjet e bëra dhe i ka mësuar këta të fundit.

Madje nga policia konfirmohet se Bledar Lloji personi i arrestuar nga gjurmët që kishte lënë në dyqanin elektronik në lagjen Pavarësia është edhe personi që pas arrestimit i ka treguar dy të miturit në polici që më pas është bërë arrestimi tyre.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME