
“Aventura” e dy të rinjve që vodhën një makinë në zonën e plazhit të ri në Vlorë zgjati vetëm pak minuta.
Policia u njoftua për vjedhjen e automjetit në pronësi të S.G. dhe menjëherë u vendos në lëvizje.
Brenda pak minutash, uniformat blu arritën të bllokonin makinën e vjedhur. Shofer ishte një 22-vjeçar, ndërsa pasagjer një 18-vjeçar. Të dy u shoqëruan në polici.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes