Categories Lajme

Vodhi artikuj ushqimor në një supermarket, kapet i riu në Elbasan

Ka zgjatur pak çaste arratia e një të riut, i cili u arratis nga vendi i ngjarjes pasi kreu një grabitje. Ngjarja ndodhi në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet E.S., nën kërcënimin e një thike vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej. Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin,

kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan. 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME