Categories Lajme

Vodhi karburant nga një firmë ndërtimi dhe e shiti, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit të Vorës, për vjedhjen dhe përvetësimin e një sasie karburanti. Në pranga kanë rënë J.S. 35 vjeç dhe P.K. 31 vjeç, të dy banues në Vorë.

Policia thotë se ka dokumentuar vjedhjen e 172 litrave karburant nga eskavatori i një firme ndërtimi. Sipas bluve, vjedhja është bërë nga 35-vjeçari. Më pas, ky i fundit, naftën ia ka shitur 31-vjeçarit P.K., për të cilin policia thotë se kishte dijeni që karburanti ishte i vjedhur.

Për këtë arsye, 35-vjeçari akuzohet për vjedhje ndërsa blerësi për përvetësim të mallrave të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME