Lajme

Vodhi një send me vlerë në objektin e kultit, pranga të riut në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë brenda një objekti kulti. Sipas policisë ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

Nga hetimet ka rezultuar se i riu  gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close