Categories Lajme

Vogëlushi në Fier përcillet sot në banesën e fundit

Një ditë pas krimit horror, familja Vasiu  në fshatin Greçalli të Fierit pret dhe përcjell njerëz në shtëpi që shkojnë për ti ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre Mateo, vetëm 8 vjeç. Policia gjithashtu është vendosur në lagje, ndërsa shiriti i sigurisë tregon se aty është zonë krimi.

Familja Vasiu dio të përcjellë për në banesën e fundit në 11:00 të voglin e tyre që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij. 8-vjeçari u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

38-vjeçari e ka rrëmbyer, e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur. Rreth orës 15:30 mamaja raportoi në polici se djali i saj nuk ishte kthyer në banesë.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë shpalljen në kërkim dhe nisën kërkimet, Morën informacion punuan në grumbullimin dhe administrimin e provave bënë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Policia ushtroi kontroll në banesën e Klodian Çalamanit, 38 vjeç dhe pas kontrollit bëri te mundur gjetjen e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.  Trupi i pajete i femijes u gjet rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 16 nentorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME