Categories Lajme

Vogëlushi shqiptar humbi jetën në Itali, shkolla bën gjestin prekës në nder të Orielit: Në kujtim të buzëqeshjes, syve, ëmbëlsisë tënde

Shkolla fillore De Gasperi në Noicattaro ka bërë një gjest të ndjerë në nder të vogëlushit shqiptar, nxënës i kësaj shkolle, i cili humbi jetën disa muaj më parë.

Bashkë me librat, tashmë janë të vendosura disa foto të Orielit të vogël, ndërsa biblioteka mban emrin e tij.

“Duke parë sot vizatimet, punët e vogla që bëri së bashku me prindërit dhe motrën e tij ishin të bukura dhe prekëse. Vdekja e tij na tronditi por bashkoi komunitetin e Noicattaro”, tha kryetari i bashkisë së Noicattaro, Raimondo Innamorato i cili mori pjesë në ceremoninë e emërimit të organizuar.

Vogëlushi shqiptar humbi jetën në Itali, shkolla bën gjestin

Orieli, vetëm 8-vjeç u përplas nga një makinë dhe humbi jetën 25 dhjetorin e kaluar teksa ndodhej me familjen e tij në Borgo Segezia në Foggia.

Shokët e klasës dhe mësuesit e tij ishin shumë të emocionuar, bënin vizatime dhe shkruanin për të.

‘Vendimi për emërtimin e bibliotekës u diktua “nga pasioni i fëmijës për të lexuar’,- thotë kryebashkiaku.

“Në kujtim të buzëqeshjes, syve, ëmbëlsisë tënde. Do të mbetesh në zemrat tona”, shkruhet në pllakatë e ngjitur në murin e jashtëm të bibliotekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME