Lajme

Vogëlushja shqiptare në Itali: Kursimet, për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti

Situata katastrofike e vendit, që erdhi si rrjedhojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ka prekur edhe zemrën e një 7-vjeçare. Semona duket se ka vendosur të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj, duke dhuruar arkën e kursimeve. “Udhëtimin mund ta bëj herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri”-kështu i është drejtuar prindërve vogëlushja, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve. Ka qenë halla e saj ajo që e ka sjellë arkën e kursimeve  në redaksinë e News 24.

Sipas Ballkan Web, stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë shumën prej 70 eurosh një prej bashkëmoshatarëve të Simonës, të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Risjellim në vëmendje se tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish, si dhe plagosi mbi 900 të tjerë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button