Lajme

Von der Leyen: BE do të shpërndajë 200 milionë vaksina për vendet joanëtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet joanëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm. “Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut.

BE tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës. Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Por, von der Leyen tha se është e shqetësuar nga normat e ndryshme të vaksinimit midis vendeve anëtare të BE-së.Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: