Lajme

Vorë, burri godet me sëpatë bashkëshorten pas koke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Breg-Shkozë në Vorë.

Bëhet me dije se 72 vjeçari Qazim Budla ka goditur me sëpatë në kokë gruan e tij. Për pasojë kjo e fundit, Vasilika Budla ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

72-vjeçari Budlla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan e tij, pasi ka shenja të shumta në trup.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close