Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga kati i dytë ku ai ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë. “Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç”, thotë policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme