Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Sulhaxhi” të Vorës. Sipas njoftimit të policisë mjeti në pronësi të shtetasit me iniciale G.D është djegur plotësisht si pasojë e një defekti teknik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak: Me datë 26.02.2022, në lagjen “Sulhaxhi”, në Vorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit G. D. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.