Lajme

Vorë, përplasen dy makina, plagoset punonjësja e policisë

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në afërsi të një karburanti në Vorë.

Sipas policisë e plagosur ka mbetur punonjësja e qarkullimit rrugor A.Sh., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close