Lajme

Vorë. Shpërthim me eksploziv në një banesë, Policia jep detajet

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Vorë. Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 dhe për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz por as materiale. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi para portës së banesës së shtetasit me iniciale V.K.

“Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K.,  një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale”, thotë policia. Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close